Kategoria e Dytë e futbollit, do zhvillojë në fundjavë javën e 17-të të saj. Kështu të shtunën, Veleçiku dhe Ada do të luajnë derbin verior ndërmjet tyre, në orën 14:00, në Koplik.

Koplikasit janë në rrugën e duhur, teksa sidomos në fazën e dytë paraqitjet e skuadrës së drejtuar nga trajneri Haris Lika, janë tepër të mira. Këtë e vërtetojnë edhe pesë fitoret rradhazi, të cilat e kanë pozicionuar Veleçikun, në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit me 35 pikë, dy më pak sesa vendi i dytë që e mban Luzi dhe tre më pak sesa Oriku, kryesues i Grupit A të Kategorisë së Dytë, me 38 pikë.

Ndërkohë, java e 17-të e kampionatit të Kategorisë së Dytë, ka rezervuar përballjen Veleçiku-Ada. Një sfidë kjo e konsideruar si derbi verior, do të luhet në impiantin sportiv të Vëllezërve Duli, në qytetin e Koplikut, duke filluar nga ora 14:00.

Një sfidë kjo shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, të cilat në fakt luftojnë për objektiva të ndryshme. Veleçiku, kërkon të kapë kreun e renditjes për realizimin e objektivit të ngjitjes në Kategorinë e Parë, ndërkohë që për velipojakët e drejtuar nga Arbër Shytani, që për momentin renditen në vendin e 10-të me 12 pikë, kërkohen pikët e mbijetesës.

Ndeshja Veleçiku-Ada do të luhet ditën e shtunë, në impiantin “Vëllezërit Duli” në Koplik, duke nisur nga ora 14:00 dhe pritet të jetë një përballje e egër dhe e luftuar fort nga të dy ekipet.
Maringlen ZHIVANI