Eden Hazard vazhdon të prod hojë lajme, që natyrisht ko mentohen në mënyra të ndryshme. Ish-sulmuesi i Realit, njëherazi dhe blerja më e shtrenjtë në historinë e këtij klubi tashmë është pa skuadër. I larguar pa lavdi nga Madridi, ku është konsideruar si një nga dështimet më të mëdha në histori, belgu pa skuadër duket se ka nisur të mësohet me faktin se nuk po luan futboll.
Madje duke dhënë dhe përshtypjen se mund të mos kthehet më në fushat e gjelbra. Ish-lojtari i Realit të Madridit, Eden Hazard (32 vjeç, Belgjikë) vijon të mbetet një lojtar luksi ende pa ekip pavarësisht se gjatë merkatos së verës ka pasur disa mundësi, që nga rikthimi në Angli, deri në një transferim në SHBA.
Futbollisti vazhdon në këtë pikë pa u angazhuar në asnjë klub dhe thashethemet për një “pension” të parakohshëm për të po forcohen çdo ditë e më shumë. Duket se vetë lojtari i ushqen këto thashetheme në një përmbledhje të dokumentarit mbi “Djajtë e Kuq” (skuadra kombëtare e Belgjikës) që do të publikohet në ditët në vijim me emrin “Beso”.
“Pak nga pak është koha për të shijuar jetën me familjen dhe miqtë e mi, duke pirë disa birra”, u shpreh Hazard për vitet e tij si profesionist dhe që mund të kuptohet si një paralajmërim se lamtumira e tij me futbollin mund të jetë e afërt. Ishfutbollisti i Lilës, Çelsit dhe Realit të Madridit u nderua jo pak nga tifozët në “Heysel” në ditën e lamtumirës nga kombëtarja belge.
“Unë do të jem gjithmonë një tifoz i Belgjikës dhe i futbollit të bukur. Kështu jam mësuar gjithnjë. E kam mbajtur me nder shiritin e kapitenit”, ka shtuar ai. Por ky fragment i shkëputur nga dokumentari që pritet të publikohet së shpejti ka krijuar polemika në Belgjikë, veçanërisht me deklaratën e Eden Hazardit.