Kampioni i Ballkanit ne atletike per 20 vjeçaret, atleti Heldi Valikaj, qe nga dita e djeshme i ka dhene lamtumiren Shkodres se tij te dashur per te nisur nje jete te re ne Ameriken e larget.

Sportisti i talentuar 18 vjeçar ka fituar nje burse sportive ne Universitetin e Virxhinias, i 26-ti ne renditjen e Universiteteve me te mira ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Ka qene vete ky Universitet qe i ka bere jehone ketij lajmi teksa e ka pasqyruar ne faqen e tij teksa shkruan: “ZYRTARE: Heldi Valikaj mori një bursë sportive nga Universiteti shumë prestigjioz i Virxhinias.

Shqiptari 18-vjeçar qe ka rezultatin me te mire personal me një kërcim 7.63 m ne kercim se gjati dhe 15.51 m ne trehapesh, eshte kurorëzuar edhe Kampion Ballkanik për tre vjet rresht.

Universiteti i Virxhinias është i renditur i 26-ti në renditjen kombëtare të Shteteve të Bashkuara te Universiteteve më të mira dhe Heldi ynë do të kenë të gjitha pajisjet dhe mbeshtetjen prej tij për t’u bërë shqiptari i parë në histori që fiton një medalje në Olimpiadën e ardhshme të Parisit 2023.

Urime Heldi Valikaj për arritjen e këtij momenti falë notave të shkëlqyera të shkollës dhe zotërimit të gjuhës angleze për t’u pasur zili nga vetë amerikanët”.
· ·