Me dy gola te shenuar ne pjesen e dyte, ekipi i Murlanit ka arritur te fitoje me rezultatin 2-0 ndaj Naftetarit ne ndeshjen e parafundit te kampionatit, ndeshje qe eshte luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Barbullushit.

Ne pjesen e pare, pavaresisht perpjekjeve te futbollisteve vendas, nuk ka patur gol dhe ajo eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0. Krejt ndryshe do te ishin 45 minutat e dyta te kesaj ndeshje qe kane dhuruar me shume emocione.

Ne minuten e 50-te do te ishte Ari Djepaxhia qe do te shenonte golin e pare duke zhbllokuar rezultatin, nderkohe qe kater minuta para fundit te ketij takimi ka qene rradha e Vildan Kaçubeles per te shenuar edhe golin e dyte dhe te fundit te ndeshjes duke rregjistruar rezultatin perfundimtar 2-0 ne favor te Murlanit.

Me kete fitore, ai eshte ngjitur ne kuoten e 20 pikeve dhe i ka marre vendin e shtate ne renditje ekipit te Ilirise qe ka te njejten kuote pikesh, por ka golaverazh me te mire.

Javen e ardhshme, futbollistet e Murlanit do te kene mundesi te marrin pjese ne festen e ekipit te Vores qe eshte shpallur kampion i grupit A./SHKODRA-SPORT.COM/


MURLANI- NAFTETARI 2-0

Golat: Djepaxhia ’50, Kaçubela ’86

MURLANI: Çaku, Temja, Sekja, Çomo, Noronha, Hila, Lani, Lekaj, Djepaxhia, Kaçubela, Hasaj. Trajner Vahedin Pepaj. U aktivizuan edhe Cubi, Qerpiku e Trianoski.