Vllaznia në hendboll e ka nisur mbarë kampionatin e sivjetëm. Ditën e sotme janë zhvilluar në Tiranë ndeshjet e para të tij dhe ekipi shkodran i ka fituar dy ndeshjet e para. Në takimin e parë ka mundur ekipin UMB ndërsa në të dytin atë të Cërrikut me rezultatin e thellë 39-15.

Kanë rënë në sy për një paraqitje shumë të mirë në këto ndeshje portieri Jorni Egerçi dhe Koledio Frangaj por gjithashtu shumë mirë u paraqitën edhe dy afrimet e bëra sëfundmi në skuadër Xhuliano Hasani dhe malazezi Mihailo Bulatoviç.

Ekipi shkodran bën pjesë në grupin A pra bashkë me Cërrikun dhe Universitetin “Marin Barleti” ndërsa në grupin B bëjnë pjesë Elbasani, Partizani dhe Flamurtari.

Objektivat e ekipit kuqeblu këtë sezon janë për të fituar titullin kampion dhe kjo është mëse e mundshme sepse sivjet ka një angazhim shumë të madh jo vetëm të stafit teknik dhe sportistëve por edhe e drejtuesve të tjerë të cilët janë duke dhënë më të mirën e tyre për kthyer titullin kampion pas shumë vitesh në Shkodër.

Ekipet fituese të të dy grupeve do të dalin pastaj në finale dhe me shumë mundësi edhe sivjet për titullin kampion do të luftojnë Vllaznia dhe Elbasani. Këtë herë pritet që gjërat të jenë ndryshe dhe ekipi shkodran të jetë favorit për fitimin e titullit kampion.
© shkodrasport.com