Eshte hedhur mesditen e sotme shorti i turit te pare te Liges se Kampioneve te Europes ne futboll per femra, kompeticion ne te cilin merr pjese edhe kampionia e Shqiperise, Vllaznia.

Kjo e fundit ka qene disi me fat sepse goglat e kane vene ne te vetmin grup me tre skuadra, nderkohe qe 10 te tjeret kane qene me nga 4. Por jo vetem kaq. Vllaznia ka qene me fat edhe ne nje aspekt tjeter.

Ajo ka kaluar direkt ne ndeshjen finale te ketij grupi ku do te ndeshet me fituesen e çiftit Ferencvarosh (Hungari)- Czarni Sosnowiec (Poloni). Ndeshja ne mes ketyre dy ekipeve do te luhet ne Poloni me 18 gusht dhe pas tre ditesh, fitusja do te perballet po ne Poloni me kampionen shqiptare.

Ne kete menyre tashme Vllaznia e ka te qarte se çfare e pret sepse te dy keto ekipe jane shume te forta, megjithate ajo do te synoje fitoren dhe kalimin e turit.

Presidenti Matija prej kohesh ka nisur perpjekjet per te gjetur lojtare cilesore ne merkato dhe per momentin ende nuk ka firmosur me ndonje prej tyre, por shume shpejt mund te realizohet kjo gje./SHKODRA-SPORT.COM/