Florian Marku ia ka dalë të fitojë titullin kampion bote për federatën IBF. “Mbreti” shqiptar ka triumfuar me pikë, ndaj rumunit Maksim Prodan, pas plot 10 raundesh të zhvilluara.

Marku ishte dominues ndaj kundërshtarit të tij. Edhe pse nuk arriti ta hidhte me “nokaut” rumunin Prodan.

Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme e karrierës deri më tani në boksin profesionist, për Florian Markun, i cili është i pamposhtur, teksa në total në 10 duele të zhvilluara ka fituar 9 prej tyre teksa 1 është mbyllur në barazim.

Ndeshja e sotme tregoi me se miri vlerat e tij dhe tashme detyra e tij eshte ta mbroje sa me gjate ketij titull.