Kampionati i 13-te kombetar i futbollit te femrave do te startoje javen e ardhshme dhe interesant eshte fakti se qe ne javen e pare do te kemi “derbin” shkodran, ate Vllaznia- Murlani.

Ky eshte verdikti i shortit te hedhur diten e sotme ne ambjentet e Federates Shqiptare te Futbollit ku kane marre pjese edhe perfaqesuesit e te gjitheve ekipeve qe do te jene pjestare te ketij kampionati.

Ne kete kampionat do te marrin pjese 12 ekipe dhe sigurisht qe Vllaznia kampione ne fuqi eshte serish pretendentja kryesore per fitimin e titullit kampion te rradhes, titull ky qe do te jete i nenti rradhazi per te.

Nderkohe edhe Murlani synon te behet faktor ne kete kampionat dhe objektivi i tij eshte te renditet ne 2-3 vendet e para. Trajneri Parmeza pritet te ndertoje nje skuader te forte e cila do te jete konkurruese ne sezonin e ri.

Megjithate, sfida e se shtunes te ardhshme me Vllaznine do te jete testi serioz per te. Por vajzat kuqeblu “veshtire te hapin rruge” ne synimin e tyre per te fituar titullin kampion te rradhes./SHKODRA-SPORT.COM/