Nëse flasim për volejbollin e pas viteve ’90 në Shkodër, sigurisht që një nga emrat më të shquar të tij është Renato Kola. “Liberoja” i Vllaznisë pas mbi 20 vitesh karrierë në këtë sport, i ka dhënë lamtumirën atij.

Ai është larguar prej disa muajsh nga Shqipëria dhe rrjedhimisht tashmë është duke menduar për pjesën e jetës jashtë sportit. Megjithatë, këtë të fundit kurrsesi nuk mund ta harrojë sepse i kushtoi rininën e tij.

Renatoja ka pranuar me kënaqësi të flasë për “Shkodra Sport” duke dhënë një intervistë të gjatë në lidhje me gjithçka ka kaluar në karrierën e tij, momentet e lumtura por edhe ato të vështirat e saj. Për më shumë ndiqni intervistën e tij për gazetën tonë:

– Renato, a është e vërtetë që i keni dhënë fund karrierës tuaj sportive?

Po është e vërtetë. Prej disa muajsh jam larguar nga Shqipëria dhe tashmë ndodhem jashtë vendit ku e shoh të ardhmen time. Si rrjedhojë, këtu i ka ardhur normalisht edhe fundi karrierës time mbi 20 vjeçare.


– A mund të bëjmë një pasqyrë të karrierës tuaj që nga fillimi? Kur e ke filluar sportin?

Sportin e nisa qe ne moshen 6 vjeç e gjysem ne stadium. Jam marrë me atletike në disiplinen 100 metra dhe me këtë sport jam marrë deri 12 vjeç. Pastaj ne moshen 14 vjeçare u afrova ne sportin e volejbollit me trajner Artan Kalajën, me ekipin e paraterinjve.


– Pse e zgjodhe volejbollin?

Ne moshe te re kurrë nuk kam parë volejboll ne televizion apo live. Kam qene i fiksuar gjithmone mbas basketbollit ne ate periudhe e pikërisht pas NBAsë dhe fans i CHICAGO BULLS e i basketbollistit Michael Jordan. Te dy sportet, si basketbolli ashtu dhe volejbolli kanë qenë pjese e pasioneve ne femijeri, por volejbolli u be nje pasion dhe nje dashni e pandashme.


– Mendon qe ke arritur gjithçka ne karrieren tende apo mund te kishe marre me teper?

Mendoj qe kam arrit te gjitha etapat qe nje sportist enderron te kete ne fund te karrieres. Kam dalë kampion kombetar me ekipin e te rinjve te Vllaznise, kam dalë per here te pare ne histori Kampion kombetar me ekipin e te rriturve te Vllaznise dhe kam fituar po ashtu shumë kupa.

Kam qenë ne formacion te pare me kombetaren shqiptare qe nga viti 2016 deri në vitin 2019, ku ne eliminatoret e Kampionatit Europian individualisht zura vendin e 4-te ne rolin tim “LIBERO”.
Kurrë nuk kam dasht qe mbas terheqjes nga sporti te mbylli syte e te them me vete “nuk ia dola”, perkundrazi ndihem shumë i plotesuar shpirterisht sepse i dhuruam Shkodres, tifozave te zjarrte shkodrane te parin titull kampion të Shpiperisë.


– Cili eshte momenti me i lumtur i karrieres tuaj sportive?

Momenti me I bukur ishte shpallja kampion me ekipin e te rriturve per here te pare ne historine e klubit shkodran. Te jesh brezi i pare qe fiton titullin kampion Shqiperie me Vllaznine, ekipin e qytetit te lindjes eshte nje ndjenje qe nuk ka pershkrim. Gjej rastin te pershendes shoket e skuadres qe sebashku luftuam deri ne fund dhe ia arritem ate qe enderronim me vite, trajnerët, tifozat dhe gazetaret sportive sidomos juve Gjergj, që në te gjithe keto vite na keni qenndruar prane ne çdo moment te veshtire apo jo. Ju falenderoj pa mase.

Dhe arritja te jem ne formacion te pare ne ekipin pPerfaqesues te Shqiperise eshte nje nder momentet me te bukura qe kam pasur ne karrieren time sportive. Nuk mund te le pa permendur ketu trajnerin e mrekulluashem Jani Melka por edhe Vasilis Mitroudis si dhe presidentin e Federates Shqiptare Erli Pellumbi, sekretarin e pergjithshem Albens Vokopola e shumë e shum te tjere qe me besuan dhe mendoj qe e perfaqesova denjesisht flamurin e vendit tim.


– Po momenti me i veshtire i karrierës tuaj?

Momenti me I veshtire? Ka me tonelata dhe na kanë shoqeruar per 15 vite me rradhë. Pagesa qesharake, na eshte mohuar shpallja kampion Shqiperie me vite prej politikave te shemtuara personale te drejtuesve. Ata na mohuan te drejten e perfaqesimit ne Kupat e Europes mbas fitimit te titullit kampion me disa skenare te shemtuara dhe siç e kam theksuar edhe në emisione të ndryshme kur jam pyetur: A do fitoje Vllaznia te tjera kampionate? unë jam pergjigur: Minimumi 3 vite rresht do kishim fituar titullin kampion po te mos ishin ato pazarlleqet qe permenda me siper. Por perseri ne ja dolëm, u shpallëm kampion e ato qe bejne pazarlleqe nuk ja arriten asnjëherë ne karrieren e tyre.


– Si e shikon te ardhmen e volejbollit shkodran?

Shkodra ka pas, ka dhe ka per te nxjerre talente gjithmone ne te gjitha fushat, si ne sport, ne art e kulture. Volejbolli shkodran ka nje grup shume te talentuar sportistash te rinje qe une I kam pare e me disa nga ato edhe kam luajtur dhe e them me bindje qe e ardhmja eshte e sigurte. Jane djem te perkushtuar me trajnere te perkushtuar. I uroj shume suksese dhe i uroj me gjithe shpirt qe mos te kene fatin tone, pagesat tona, trajtimet tona dhe ato politikat e shemtuara qe na mohuan shume kupa e kampionate. Shpresoj shume qe klima te ndryshoje nje here e pergjithmone qe ato te rinje te kene nje te ardhme te sigurte.


– Kujt ia dedikon gjithçka ke arritur ne karrieren tende?

Në rradhë të parë familjes time sepse pa suportin e saj me vite e vite me rradhe, une nuk do te isha ky qe jam sot,. Së dyti, ia dedikoj emrit VLLAZNI, ia dedikoj SHKODRES TEME, trajnerave te mi duke filluar nga Artan Kalaja i cili riktheu sportin e volejbollit ne Shkoder me nje pasion e perkushtim per t’u admiruar, per te vazhduar me Ermal Krajen, nje trajner me nje karriere shume te suksesshme, qe me siguri do te korre shume kampionate ne te ardhmen me ekipin qe ka stervitur. Po ashtu dua të përmend edhe Fatjon Ademin e mjekun Arben Mlloja që na kanë qëndruar gjithmonë afër. Dhe së fundi, ia dedikoj TIFOZAVE te zjarrte shkodrane sepse pa ato nuk ka kuptim sporti.
Intervistoi: Gjergj KOLA