Një ngjarje e habitshme ka ndodhur në “Arena Armeec”, në Sofie të Bullgarisë, ku të shtunën në mbrëmje u zhvillua një duel boksi në peshën e mesme mes idhullit vendës Spas Genov dhe gjeorgjianit Levan Shonia.

Boksieri mik humbi kontrollin në momentin kur gjyqtarët i dhanë fitoren boksierët bullgar dhe reagoi në mënyrë të habitshme, duke goditur trajnerin e tij, fillimisht brenda në ring e më pas jashtë tij.

Një ngjarje e habitshme, që ka befasuar të gjithë, përfshi edhe vetë trajnerin, që në një moment tenton ta godasë me shpullë boksierin, për ta qetësuar…/telesport/