Humbja e finales së Europa Ligës ka bërë që edhe trajneri i Interit, Antonio Konte tashmë të mendojë seriozisht largimin. Në prononcimin që ka dhënë pas ndeshjes, Konte ka pohuar se: “Ishte një ndeshje e vështirë dhe e balancuar dhe një spisdo e vendosi.
Këta djem kanë punuar shumë, janë rritur dhe janë përmirësuar. Shkuan në finalen e Europa League dhe për shumë prej tyre ishte eksperienca e parë në Europë. Të paktën një pjesë e lojtarëve fituan përvojë në Europë. Kjo është e rëndësishme për të shkuar përpara dhe për vetëbesimin e tyre”, – u shpreh Konte fillimisht.
“Unë kam një familje dhe normalisht që duhet që të jemë edhe afar asaj dhe t’i përkushtohem. ka qenë e mrekullueshme të jem trajner i Interit dhe i falënderoj pronarët që më dhanë mundësinë të kaloj këtë përvojë fantastike.
Nëse mund të them një gjë, është se ia ka vlejtur dhe i falënderoj ata që ma dhanë mundësinë e kësaj eksperiencë. Është thjesht çështje këndvështrimi, për disa situata me të cilat jam përballur dhe nuk më kanë pëlqyer. E them këtë me gjithë respektin që kam për të gjithë. Unë kam një familje dhe më duhet të kuptoj nëse futbolli apo familja janë prioriteti im.
Nëse disa situata prekin edhe familjen, kjo nuk mund të pranohet. Çdo gjë ka limit dhe dua të shoh ku janë kufijtë e mi. Presidenti Zhang ka shpenzuar shumë për këtë skuadër e sigurisht që edhe ai pret më shumë…”, tha në fund të prononcimit Antonio Konte./Vipsport/