HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHumbja ndaj Vllaznisë kishte një 'të mirë' për Dinamon, gjeti golin pas...

Humbja ndaj Vllaznisë kishte një ‘të mirë’ për Dinamon, gjeti golin pas 5 javësh

Dinamo është skuadra që shënon më pak në këtë kampionat, me vetëm 13 gola në 23 javë. Humbja e djeshme ndaj Vllaznise ishte e 11-ta për blutë, ndërsa i zbriti në vendin e parafundit, duke rrezikuar tashmë seriozisht rënien nga kategoria.

Mirëpo, nga humbja e mbrëmshme ndaj shkodraneve, ka edhe një sinjal pozitiv për skuadrën e Bledar Devollit, pasi u shënua gol pas 5 javësh thatësire dhe për më tepër nga një mbrojtës: Sofranak.

Pas nje goditje kendi te skuadres se tij, Sofranak shfrytezoi nje rreshqitje ne zone te Jonuzit qe po e markonte dhe ka gjuajur menjehere tokazi duke e derguar topin ne rrjete.

Që prej barazimit me Egnatian më 31 janar, “nëndetësja” nuk kishte realizuar. Statistikat negative vijojnë me fitoret, pasi u bënë tetë ndeshje që Dinamo nuk di se çfarë janë tri pikët, pikërisht prej 19 janarit 2022, kur mundën minimalisht Kukësin pas një goli të Eni Imamit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments