Antonio Konte është gati që të përballet në “Carabao Cup” ndaj ish-skuadrës së tij, Çelsit dhe ndaj lojtarit të tij të preferuar, Romelu Lukaku.

Për këtë trajneri i Totenhemit ka folur në konferencën për shtyp përpara këtij takimi të rëndësishëm të derbit të Londrës:

“Lukaku është një lojtar i një skuadre tjetër. Do të ishte pa respekt nëse do të flisnim për të dhe për Çelsin. Për mua është shumë bukur që të luash kundër një skuadre që ka të gjithë lojtarët në dispozicion.

Për mua do të jetë një emocion i madh që të rikthehem në ‘Stamford Bridge’. Së bashku me Çelsin kemi bërë një punë të madhe dhe dua ta falënderoj këtë klub që më ka dhënë mundësinë për të trajnuar për herë të parë në Angli.

Sot unë jam me Totenhemin dhe dua të jap 100% për këtë skuadër për të përmirësuar këtë ekip.”, përfundoi Konte.