Pas portierit, Klajdi Kuka, ka pasur tjera largime nga skuadra e Kastriotit. Bëhet fjalë për futbollistët Sokol Mziu, Xhynejt Çutra dhe Vilson Lila të cilët i kanë dhënë fund aventurës në Krujë. Pas një gjysmë-sezoni të dështuar, lojtarët e mësipërm kanë ndërprerë me konsensus kontratën.

Një lajm i tillë është bërë zyrtar nga klubi krutan përmes një njoftimi në kanalin zyrtar. Nuk jepen detaje të tjera, veçse të tre lojtarët nuk do të jenë më pjesë e ekipit prej ditës së sotme.

“Ka përfunduar me konsensus marrëveshja mes Kastriotit dhe futbollistëve, Sokol Mziu, Xhynejt Çutra dhe Vilson Lila. Klubi i falenderon për kontributin e dhënë me fanellën e Kastriotit dhe ju uron suksese në karrierë”, shkruhet në njoftimin e klubit krutan.

Tek Kastrioti ka vetem largime dhe nuk besojme se kane mbetur 11 lojtare sa per te formuar nje formacion. Nje gje e tille krijon padyshim probleme te medha per ecurine e metejshme te kesaj skuadre, qe tashme ka mbetur edhe pa trajner pas doreheqjes se Stavri Nices.

Ne keto rrethana, Kastrioti duket thuaje i rene nga Superliga dhe nje gjendje e tille e tij mund te prishe garen e gjysmes se dyte te sezonit.