Ilir Daja është një nga trajnerat më të mirë në Superligë. Trajneri korçar në një lidhje me “Fan Zone”, u shpreh se nuk e përjashton rikthimin te Tirana pasi ka një peng në karrierën e tij. Daja e la të hapur mundësinë, por në të ardhmen pasi për momentin bardheblutë e kanë një trajner.

“E kam kaluar karantinën në shtëpin time në Tirane. Unë dhe skuadra ime kemi respektuar rregullat ndryshe nga disa të tjerë që vetëm në shtëpi nuk kanë qenë. Unë kam thënë që duhet të nisim sa më shpejt stërvitja individuale duke respektuar rregullat e vendosura nga mjekët. Nëse rinisja vonohet është më mirë që të mos fillohet fare pasi çdo klub duhet të ketë kohën e nevojshme për t’u stërvitur.

Distanca mes stërvitjes dhe kampionatit është shumë e shkurtër dhe vetëm 30% e ekipeve e kanë zbatuar këtë karantinë ndërsa 70% janë stërvitur. Skënderbeu nuk ka bërë asnjë stërvitje në grup dhe të gjitha stërvitjet I kemi bërë individuale dhe sipas mundësive që lojtarët kanë pasur. Nga momenti sot e deri në 3 qershor është një kohë e pamjaftueshme për shëndetin e lojtarëve dhe pastaj për performancën”. Daja thote se 70 per qind e ekipeve kane thyer karantinen dhe tek 30 perqindshi ben pjese padyshim edhe Vllaznia.

Arsyja pse ndodhesh në Durrës? “Është një takim pune që kemi me presidentin Takaj për të nisur stërvitjen kur të jepet miratimi. Kemi lojtarë të shpërndarë nëpër Kosovë e Maqedoni dhe sot kemi folur për rifillimin e stërvitjeve. Kur fillon kampionati të gjithë datat e garës janë të përcaktuara dhe kjo varet nga skuadrat kur duan të fillojnë.

Në periudhën e minifazës së janarit, lojtarët shkëputen rreth 15 ditë e janë në gjendje optimale dhe psikologjike të mirë. Por koha prej 3 javësh nuk është e mjaftueshme pasi lojtarët shfaqin probleme, ndërsa tani janë 2 muaj shkëputje dhe gjendja psikologjike nuk është e mirë. Koha prej 3 javësh për Skënderbeun është e pamjaftueshme dhe nuk duhet të dëgjojmë asnjë pseudo-analistë. Ndeshjet do të luhen në një kohë të nxehtë dhe problem tjetër janë kontratat. Çdo ekip që do të arrijë në Europë nuk do të ketë probleme”.

Titujt me Elbasanin, Dinamon dhe Skënderbeun? “Sot është e njëtja ditë e fitimit të kampionatit tim të parë në 2006. Çdo titull është I veçantë pasi është kurorzimi I punës në grup. Titulli me Elbasanin ishte më i veçantë pasi ishte titulli i parë për mua. Me Dinamon në ndeshjen e fundit kemi luajtur me 9 lojtarë për 40 minuta, ndëra qershia mbi tortë është Korça”.

Lojtarët më të mirë? “Kam përmendur Nevil Deden që është një nga më të mirët që kam trajnuar. Presidentët? “Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me të gjithë dhe kjo më ka bërë që të ruaj raportet me të gjithë sot. Do të veçoj Takaj për suksesin që arritëm.

Rikthimi te Tirana? “Është mirë që mos të bëjmë me sikur pasi Tirana ka një trajner dhe me meritë janë në krye. Unë në karrierën time kam pasur shumë rikthime dhe te Tirana do të kisha dëshirë të rikthehesha kur të jetë momenti pasi edhe aty kam një peng në karrierën time. Sot Tirana e ka trajnerin dhe të shikojmë për më vonë”./newsport/