HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIlir DAJA lë 'me gisht në gojë' Vllazninë dhe Partizanin, akord me...

Ilir DAJA lë ‘me gisht në gojë’ Vllazninë dhe Partizanin, akord me sulmuesin shkodran

Ballkani ka gjetur akordin dhe pritet të zyrtarizojë Sidrit Gurin. FrontOnline në Kosovë bën me dije se 28 vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me kampionët e Kosovës, që drejtohen nga Ilir Daja.

Sulmuesi pak ditë më parë la Shkëndijën dhe është lojtar i lirë në treg, me Partizanin dhe Vllazninë që drejtuan ofertat zyrtare për të. Kjo e fundit ka tentuar fort per ta bindur qe te behej pjese e saj, por nuk ka ndodhur keshtu.

Duket se Guri është bindur nga Ballkani dhe Daja, me suharekasit që janë një hap larg grupeve në Conference League, pas fitores 1-2 dje ndaj Shkupit në ndeshjen e parë play-off. Guri ka luajtur 2 ndeshje me Kombëtaren shqiptare.

Ai e ka shprehur herepashere se per momentin nuk deshiron qe te kthehet ne Shqiperi dhe per kete arsye, ekipi qe eshte shume prane kalimit ne grupet e “Conference League” duket shume prane edhe marrjes se sherbimeve te sulmuesit shkodran.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments