Skuadra e Ilirisë po zhvillon në stadiumin “Redi Maloku” te Fushe- Krujes me kapacitet të plotë seancat stërvitore.

Ndërkohë këto ditë sipas trajnerit të skuadrës, Afrim Deliu, mësojmë se futbollistët kanë nënshkruar dhe kontratat, duke u berë juridiksht pjesë të skuadrës fushë-krujase.

Dita e fillmit të kampionatit së kategorisë së dytë, sa vjen e afrohet, skuadra ka intesifikuar përgaditjet për sezonin e ri. Në shortin e hedhur ditë më parë, skuadra e Ilirisë ditën e parë do të presë në fushën e saj Naftëtarin.

Drejtuesit po punojnë për gjetjen e një kundërshtari për zhvillimin e një ndeshje miqësore që mund të jetë e fundit për fushë krujasit, para fillmit të kampionatit që starton fundjavën e ardhëshme.
Nderim Goci