Luan si mesfushore qendre dhe si e tille nuk eshte se shenon shume gola. Por kur shenon, ato jane shume te rendesishem dhe mbi te gjitha me vlere kualifikimi. E kemi fjalen per mesfushoren Gresa Berisha. Ka shenuar vitin e kaluar nje gol te shkelqyer nga Vorskla duke e çuar Vllaznine ne fazen e grupeve te “Champions League” dhe shenoi edhe mbreme ndaj Hajvalise.

Madje jo nje, por dy te tille. Te parin me koke duke hapur ndeshjen dhe te dytin me nje gjuajtje te sakte dhe te forte brenda zones duke e derguar topin ne trekendesh pikerisht ne minutat shtese, gol qe vendosi dhe rezultatin perfundimtar te ndeshjes 4-2 ne favor te Vllaznise, qe i jep asaj mundesine te shkoje ne finalen e grupit 7 te ketij kompeticioni.

Vete Gresa duke folur per “Shkodra Sport” shpreh kenaqesine e ketij suksesi te rradhes, qe erdhi edhe permes golave te saj, por nga ana tjeter beson se sukseset e Vllaznise do vijojne edhe ne ndeshjet e ardhshme sepse kjo skuader eshte ndertuar per te fituar. Per me shume lexoni gazeten tone:

– Gresa Berisha e hapi dhe e mbylli serine e golave ndaj Hajvalise. E lumtur per golat besoj, por me se shumti per fitoren dhe kualifikimin ne finale?

Po shume e lumtur, duke pase parasysh edhe qe gola e mi e ndihmuan ekipin drejt fitores e per kete ndihem shume e lumtur.


– Me duket se shenon veç gola te rendesishem, gola kualifikimi…

Secili gol i shenuar e ka rendesine e vet, por duke e dite rendesine e “Champions League” keto gola peshojne shume me shume. Por une falenderoj edhe shoqet e ekipit sepse natyrisht pa to, keto gola ndoshte nuk ishin te mundur.

– Me i rendesishem i pari apo i fundit dje?

Besoj qe dy golat ishin te rendesishem. I pari na ka ndihmuar si ekip te dalim tek loja jone, ndersa i fundit ishte per permbylljen ose vulen e kesaj fitore te rendesishme per ekipin tone.

– Ishte e veshtire fitorja ndaj Hajvalise?

Duke u bazuar tek rezultati edhe nuk duket, por mendoj qe ne kete nivel qe jemi asnje kundershtar nuk eshte i lehte. Ishim te pergatitura per kete ndeshje dhe mendoj qe beme me te miren e mundshme dhe ne fund iu gezuam fitores dhe kalimit ne finalen e grupit.


– Dhe tashme ndaj Valur te shtunen. Do te jete nje histori tjeter?

Siç e thashe dhe me heret nuk besoj qe ka ndeshje te lehta ne kete nivel. Qellimi yne dihet cili eshte: Kualifikimi dhe une besoj te ekipi im.

– Tashme e keni pare ne fushe Valur. Çfare i druheni me shume?

Po e kemi pare ekipin e Valur ne fushe, i kemi pare pikat e dobeta dhe ato te forta qe i kane, por mendoj qe nuk duhet t’i druhemi asnje ekipi sepse Vllaznia ne ADN e vet e ka karakterin qe lufton deri ne fund pavaresisht kundershtarit.
Intervistoi: Gjergj KOLA