Lacio do të luajë sot në transfertë ndaj Apolonit në kuadër të Ligës së Europës dhe ajo që bie më shumë në sy te lista e Lacios, është prania e portieri të Shqipërisë U19, Marko Alia.

Portieri i të rinjve të Shqipërisë, aktivizohet në kampionatin italian me Primavera Lacio dhe duke parë formën e tij dhe aftësitë që ai ka, tekniku Simone Inzagi ka menduar që ta grumbullojë me ekipin e parë.

Ai ka udhëtuar në drejtim të Qipros me skuadrën e parë të LAcios për ndeshjen ndaj Apolonit. Me shumë gjasa, në takimin që do të luhet sot në orën 21:00, Alia do të jetë në stolin rezervë të Lacios, ndërkohë që pritet që Strakosha ta shohë takimin nga tribuna, zgjedhje kjo edhe për t’i dhënë mundësi gardianit shqiptar për të pushuar.

Nga minuta e parë, mund të luajë portieri i dytë Prato, ndërkohë që për herë të parë këtë sezon, portier i dytë i Lacios mund të jetë Marko Alia i Shqipërisë. Portieri 18-vjeçar ka edhe pasaportë italiane përveç asaj shqiptare, por ai ka zgjedhur të luajë për fanellën kuqezi. /VipSport/