Florent Avdyli nuk është më pjesë e Teutës. Pas 3 sezonesh, mesfushori ka vendosur të largohet pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës.

Pas lajmit të publikuar nga Teuta në faqen zyrtare, ka reaguar edhe vetë mesfushori.

Në një postim në rrjetet sociale, Avdyli i ka falenderuar të gjithë për këto 3 vite të kaluar në Durrës e madje e ka cilësuar Teutën si një ndër klubet më të mira në Shqipëri.

Postimi i Avdylit:

Pas 3 vitesh dhe 3 trofeve të fituar, nga sot nuk do të jem më pjesë e Teutës. Ishin 3 vite fantastike per te cilat e falenderoj presidentin Edmond Hasanbelli dhe drejtorin Enid Furxhi që më dhanë mundësin të jem pjesë e një ndër ekipeve më të mira në Shqipëri.

Gjithashtu falenderoj edhe stafin, bashkëlojtarët dhe gjithë pjestarët e klubit Teuta.

Një falenderim shkon edhe për tifozerin durrsake dhe qytetin e Durrësit ku kemi kaluar qaste të vështira dhe të lumtura së bashku si dhe për mbështetjen që më kanë dhuruar përgjatë ketyre 3 viteve. Faleminderit Familja e Madhe TEUTA!