I ka shenuar Vllaznine ne minutat shtese te pjeses se pare nje gol me vlere shume te madhe sepse i dha fitoren skuadres se tij AEL dhe per kete Spefan Scepovic ndjehet i lumtur.

Por jo vetem per kete. Ai ka festuar shume sepse ky ndaj Vllaznise ka qene goli i tij i peste ne Kupat e Europes dhe per me teper vinte pas plot shtate vitesh “pauze”.

Goli i tij i pare ne Europe ka qene ne vitin 2010 me fanellën e Club Brugge, në “Toumba” kundër PAOK (barazim 1-1).

I dyti kur luante per Partizanin e Beogradit ne ndeshjen kundër Valletta Malta (fitorja 4-1) ne shtepi dhe te tretin ne tetor 2014, në fitoren e Celtic në shtëpi 2-1 ndaj Astra Giurgiu.

Nderkohe i katerti dhe i fundit deri para tre ditesh, ai i shenuar në dhjetor 2014 në humbjen e Celtic me rezultatin 4-3 ndaj Dinamo Zagreb.

Stepan Scepovic eshte nje sulmues shume i forte dhe shenon atehere kur nuk e pret. Ndonese mbrojtesit e Vllaznise u munduan ta markojne si duhet, mjaftoi nje moment i vogel pasigurie dhe ai i ndeshkoi.