Në një lidhje direkte në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, gazetari i Ora News, Elio Laze foli për rastin e një ish- boksieri që ka pasur kontakte me pacientin zero.

Sipas Lazes, ai ka kontaktuar me numrin 127, sepse ka pasur dhimbje dhe temperatyrë, por deri më tani askush nuk ka shkuar për t’i marrë analizat.

Laze: Kemi një rast tjetër, të z. Sokol Buliqi ish- kampion boksi, i cili ka pasur kontakte me atë që shteti e ka quajtur si pacienti zero i konfirmuar. Ky zotëri ka temperaturë të lartë dhe dhimbje gjymtyrësh, askush nuk shkon t’i marrë analizat.

Ka kërkuar edhe ndihmën e Ora News për të bërë publik rastin paradite dhe në këto momente që flasim askush nuk i ka vajtur. Ai është rreth të dyzetat’.

Kujtojme qe Sokol Buliqi eshte nje nga emrat me te shquar te boksit shkodran dhe atij shqiptar, 8 here kampion i vendit me Vllazninë. “Shkodra Sport” i uron atij sheril sa me te shpejte.