Humbja e sotme ndaj Kukesit, menyra e lojes dhe shume gjera te tjera, i kane merzitur se tepermi te gjithe tifozet dhe dashamiresit e Vllaznise. Dhe ne fakt kane te drejte sepse skuadra e tyre e zemres nuk po e perligj interesimin e madh.

Njeri prej tyre qe po e vuan kete ecuri te keqe te kuqebluve eshte edhe ish- drejtori teknik Eugent Zeka. Ndonese jeton ne Itali, zemra e tij eshte gjithmone prane Vllaznise dhe nje gje te tille e shpreh edhe me pak fjale qe poston ne rrjetet e tij sociale ku shkruan:

“Kur ti je mire, mire ndihem edhe une. Kur ti je keq, keq ndihem edhe une. Zemer te kam ne çdo moment Vllazni”.

Kaq mjafton per te kuptuar se ish- drejtori Zeka deshiron te mos gjeje shkaqe e fajtore, por t’i jape mbeshtetjen e duhur skuadres per ta kaluar kete moment te veshtire, per te cilin po vuajne te gjithe./SHKODRA-SPORT.COM/