Salvator Kaçaj, ish-futbollisti i Kombëtares i ftuar në emisionin e News-24, “Sport News” , ka folur për ndeshjen e mbrëmshme përballë Skocisë, e cila ka përfunduar 0-4. Ai ka kritikuar formacionin dhe verpimin e kapitenit.

“Pa pikë turpi Mërgim Mavraj i është drejtuar një prej gazetarëve, “oi ti shoqe”. Gjithë bota e pa që ai e kishte gjuatur me kokë, ai tha nuk e kam prekur me kokë. Unë nuk e kuptoi pse e grumbullon Kombëtarja?

Ai ka gjithë verës me çantë në dorë, pa ekip. Ndërrimi i Kaçes, për mua ishte një budallallek”- ka thënë ish-futbollisti i Kombëtares.

Perveç Kaçaj edhe shume specialiste futbolli e kane quajtur nje veprim diletant kartonin e kuq te Mavrajt, per me teper qe eshte edhe kapiteni i kombetares. Kaçaj ndoshta ka folur rende por ky eshte realiteti.

Zhgenjimi qe na ka dhuruar kombetarja jone mbremjen e se shtunes ka lene nje shije shume te keqe tek te gjithe dhe prandaj duhen pritur edhe kritikat.