Mirko Vuçiniç ishte një lojtar shumë i rëndësishëm në rikthimin e Juventusit te titulli në vitin 2012, teksa malazezi kishte besimin e trajnerit Antonio Konte. Së fundmi, ish-sulmuesi torinezëve shprehet kundërshtarët ndjenin frikë kur përballeshin me tad he kjo ishte meritë e Kontes. Ndërkaq, Vuçiniç nuk kursehet të bëjë edhe një sugjerim për merkaton bardhezi.

“Kur u vesha bardhezi isha një lojtar më i kompletuar, kisha më shumë eksperiencë dhe isha pjesë e një makinerie lufte. Kush përballej me ne, ndjente frikë.

Ishte një meritë e Kontes. Ndeshja deçizive për skudeton e parë ishte ajo kundër Milanit, na bëri të besojmë në forcat tona. Shkëmbimi im me Guarin? Mungonte vetëm firma, e cila nuk erdhi asnjëherë.

Në fund isha i lumtur për mënyrën si shkuan gjërat pasi nuk e dija se çfarë do të gjeja atje. U largova për në Abu Dabi dhe jam mirë. Një këshillë merkato? Juventusit i këshilloj Mbapen edhe pse kanë Ronaldon. Por, nuk e di nëse PSG do ta shesë Mbape. Një si ai nuk lind më”, u shpreh Vuçiniç. /VipSport.al/