Te Skënderbeu janë tre lojtarë që klubi bardhekuq u ka shtrirë dorën e bashkëpunimit për të arritur një marrëveshje të re për zgjatjen e kontratës.

Bëhet fjalë pikërisht për Jorgo Meksin, Zhan Viktorin dhe Alfred Mensah, të cilët kanë një kontratë aktive me Skënderbeun deri në fund të sezonit.

Të cilësuar si lojtarë të rëndësishëm për ekipin, por mbi të gjitha me të dhëna të mira për të ardhmen, siç është rasti i Mensah, Skënderbeu nuk kërkon të humbasë kohë për të mos rrezikuar largimin e tyre me parametër zero në qershor të vitit të ardhshëm.

Për këtë, sikundër mësohet nga burime në klubin korçar, menjëherë sapo ekipi të grumbullohet, me të tre lojtarët, do të shihet mundësia për zgjatjen e kontratës, minimalisht edhe për dy sezone.

Kjo është një lëvizje e njohur tashmë e Skënderbeut, që nuk kërkon të lërë gjithçka për në momentet e fundit, por t’i paraprijë rrezikut të largimeve/cna/