Kampionati kombetar i atletikes per te rritur i vitit 2023 ka nisur ne menyren e duhur per ekipin e meshkujve te Vllaznise dhe ai ka hedhur hapin e pare dhe te sigurte drejt shpalljes kampion i Shqiperise edhe per kete vit, titull qe do te jete i 15-ti rradhazi per te.

Garat jane zhvilluar ne pisten e stadiumit “Elbasan Arena” dhe duhet thene se jane shoqeruar nga kushte atmosferike aspak te favorshme, me ere dhe shi. Kjo gje padyshim qe i ka penguar atletet te tentojne vendosjen e rekordeve te reja kombetare.

Nderkohe sa i takon rezultateve, atletet shkodrane kane dominuar ne disa gara. Keshtu ne 100 metra, i pari dhe kampion kombetar per vitin 2023 eshte shpallur atleti i Vllaznise Leandro Çardaku me kohen 11″04 ndersa ne vend te dyte eshte renditur nje tjeter atlet i saj, Endri Rakaj me kohen 11″17.

Ne garen e 110 metrave me pengesa Durjan Idrizaj i Vllaznise eshte renditur i pari me kohen 15″30 dhe eshte shpallur kampion kombetar per kete vit. Ne garen e 400 metrave kampion eshte shpallur i zakonshmi Franko Burraj me kohen 48″.

Ne garen e kercimit se gjati, ka patur nje dominim kuqeblu. I pari dhe kampion kombetar eshte shpallur atleti Muhamet Çangeli qe ka kercyer 7.38 metra, i dyti Endri Rakaj me distancen 7.14 metra dhe i treti Kolindo Kiri me distancen 6.95 metra.

Kampion kombetar nderkohe Vllaznia ka nxjerre edhe ne garen e kercimit se larti me sportistin Glenis Haxhia qe ka zene vendin e pare me lartesine 1.80 metra. Po ashtu, ne vend te pare Vllaznia si ekip eshte renditur edhe ne stafeten 4×100 metra me kohen 43″41 dhe me atletet Franko Burraj, Leandro Çardaku, Muhamet Çangeli dhe Durjon Idrizaj.

Neser do te zhvillohen garat e dites se dyte dhe te fundit dhe Vllaznia do te synoje vendet e para edhe ne garat e 200 metrave, ne 400 metra me pengesa, ne stafeten 4×400 metra si dhe ne kercimin trehapesh.
Gjergj KOLA