HomeKRYESOREJakin lë jashtë futbollistin shqiptar, Zvicra publikon listën përfundimtare të Euro 2024

Jakin lë jashtë futbollistin shqiptar, Zvicra publikon listën përfundimtare të Euro 2024

Euro 2024 fillon në Mynih, kur Gjermania nikoqire të përballet me Skocinë. Kombëtarja e Zvicrës do të nisë turneun një ditë më vonë me ndeshjen kundër Hungarisë.

Trajneri i helvetëve, Murat Yakin (49 vjeç) duhej të bënte prerjen përfundimtare për skuadrën e Kampionatit Evropian, këtë të premten. Andi Zeqiri është i fundit që largohet nga kampi zviceran. Sulmuesi 24-vjeçar nga klubi belg KRC Genk do të jetë në gatishmëri nëse një lojtar ofensiv do të dëmtohet.

Murat Yakin deklaroi për këtë vendimin: “Andi na e bëri të vështirë vendimin. Së fundmi, ai ka performuar shumë mirë. Ditët stërvitore treguan se konkurrenca është shumë e fortë edhe në fazën sulmuese, për këtë arsye iu dha përparësi lojtarëve të tjerë”.

Më largimin e Zeqirit, në skuadrën e Zvicrës mbeten vetëm tre shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari (lojtar i Lucernës).

Kombëtarja tashmë do të udhëtojë drejt Gjermanisë me tre portierë, shtatë mbrojtës dhe 16 lojtarë të mesfushës dhe sulmit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments