Opinion nga Bardh Maçi* – Ndonëse jam larg nga Shkodra, sigurisht që nuk mund të shkëputem nga ajo dhe futbolli i saj. Për rrjedhojë, përmes internetit jam në lidhje të drejtëpërdrejtë me atë çfarë ndodh çdo ditë dhe në çdo moment aty. Kam ndjekur me interes po përmes internetit edhe emisionin e fundit “Sport Arena” në televizionin Rozafa.

Nga diskutimet e bëra, më ka pëlqyer shumë Hysen Zmijani, padyshim që profesor Zani është i përhershëm aty, gjithashtu edhe Entri Çaku, por Hysa më ka ba shumë përshtypje me profesionalizmin perëndimor me fjalët e tij për lojtarët që ka Akademia e Vllaznisë, kur tha që nuk duhet rezultati para një loje të bukur dhe me nxjerrë disa lojtarë për ekipin e parë që  të shërbejnë për Vllaznine e ardhshme. Kjo sepse po vijnë lojtarë mbeturina nga Mali i Zi, më falni për shprehjen, por është shumë e vërtetë. Përveç 3 lojtarëve që kanë ardhë te Vllaznia si Smajli, Vujadinoviç dhe Dragoi, asnjë tjetër s’ka aspak nivel ma të lartë sesa lojtarët aktual që janë shkodranë dhe paguhem 10 fish ose ma pak sesa lojtarët që kanë ardhë me shumicë. Pra kur merr një lojtar duhet të jetë të paktën 50 % ma i mirë se lojtarët vendas, ndërsa përsa i përket profesor Nikoll Gjergjit, e pashe që ishte i nxehur shumë me arbitrat, po duhet të jetë ma i qetë se edhe Zmijani e tha shumë mirë që nuk duhet braktis fusha pse nuk u dha një penallti. Ne po shohim ma skandale në kampionatet ma të forta të botës që po humbet edhe kampionati nga arbitrat dhe nuk po largohet askush nga fusha, prandaj nuk duhen mesuar femijët ne ate menyre qe pashe ne imazhet qe dhate ju ne TV, por duhet te ulin kryet dhe te punohet per edukaten sportive qe s’ka aspak ne Shqiperi. Per mendimin tim kjo vjen nga drejtuesit e ekipeve në rradhë të parë. Unë pashë në Tv imazhet e asaj ndeshje dhe kuptohet që ishte penallti por kurrsesi nuk duhet nxjerrë skuadra nga fusha. Mendoj se profesot Nikolla veproi gabim edhe në studio sepse aty të paktën ishte dashte me korigju gabimin qe ekipi i tij ka ba ne fushe qe neser mos te perseritet me. Persa i perket arbitrit, ato janë të rinj dhe duhen mbështetur në fillimet e tyre sepse pa gabuar s’mund të rriten nga ana profesionale. E rëndësishme është që të mos gabohet me dashje prej tyre.
*Ish- gjyqtar futbolli