Abissnet Superiore do të rikthehet të luhet në fundjavë. Pas ndeshjeve të Kupës ditën e djeshme, tashmë është radha e kampionatit me 5 ndeshjet e javës së 8-të që do të luhen në 3 ditë.

Java do të nisë me duelin, Skënderbeu-Kukësi që do të startojë në orën 16:45 në stadiumin e Skënderbeut. Në orën 19:45, sytë do të jenë sërish në “Air Albania” për derbin e kryeqytetit, Tirana-Dinamo. Pas humbjes në Kupë, bardheblutë do të tentojnë të marrin “hak” për të ruajtur edhe vendin e parë.

Të dielën, Partizani do të përballet me Kastriotin në transfertë. Ndeshja do të startojë në orën 13:45, ndërsa të kuqtë do të kërkojnë fitoren e parë për këtë sezon. Po në orën 13:45 do të luhet edhe supersfida, Laçi-Teuta.

E hëna rezervon ndeshjen e fundit, Egnatia-Vllaznia që do të luhet në orën 13:45. Të dyja ekipet do të kërkojnë të rikthehen te fitorja pasi në ndeshjen e fundit të kampionatit, rrogozhinasit barazuan ndaj Partizanit, ndërsa Vllaznia u mposht nga Tirana në Shkodër.

Java e 8-të e Abissnet Superiore

E shtunë:

Skënderbeu-Kukësi Ora 16:45

Tirana-Dinamo Ora 19:45

E diel:

Kastrioti-Partizani Ora 13:45

Laçi-Teuta Ora 13:45

E hënë:

Egnatia-Vllaznia Ora 13:45