Java e dytë e Kategorisë Superiore plotësohet këtë të hënë me sfidën mes Partizanit dhe Laçit. Por ndërkohë, FSHF ka përgatitur që tani planin për javën e tretë të aktivitetit, ku do të ndryshojnë plotësisht oraret.

Sipas planit të FSHF, ndeshjet nisin të premten me “klasiken e Shqipërisë” mes Tiranës dhe Vllaznisë, e cila luhet në orën 16:00 të kësaj dite.

Ndërkohë të shtunën luhen dy ndeshje të tjera, Erzeni-Teuta dhe Kukësi-Kastrioti. Të dy këto sfida, sipas programit, luhen në orën 15:00.

Ndërkohë, java mbyllet të dielën me dy sfida të tjera që luhen po në orën 15:00, ku Laçi pret Egnatian dhe Bylis pret Partizanin.

JAVA 3

E premte, 2 shtator

Tirana-Vllaznia 16:00

E shtunë, 3 shtator

Erzeni-Teuta 15:00

Kukësi-Kastrioti 15:00

E diel, 4 shtator

Laçi-Egnatia 15:00

Bylis-Partizani 15:00