Vllaznia triumfoi mbremjen e sotme me nje fitore dramatike ne minuten e 96-te ndaj Kukesit dhe kjo padyshim qe i ka çuar ne delir te gjithe shkodranet. Perfshi ketu edhe presidentin Alban Xhaferi qe eshte pare tejet i ekzaltuar pas ndeshjes.

Nderkohe permes nje postimi te shperndare ne rrjetet sociale, ai ndalet shkurtimisht ne pak fjale qe ka dashur te thote duke shkuar: “Fitore e meritume vllaznish. Ecim perpara”.

Fjala “vllazen” qe presidenti perdor eshte treguesi me i mire i harmonise qe ekziston te Vllaznise ku secili mundohet te jape kontributin e tij dhe suksesi i sotem ishte treguesi me i mire per kete gje.

Goli i pare u shenua nga Heriç qe kete here luajti si titullar, ndersa goli i dyte u gatua nga Kaina dhe u realizua nga Herald Marku, dy lojtare qe erdhen nga stoli dhe dhane kontributin e tyre ne kete sukses.

Megjithate eshte vetem java e dyte e kampionatit dhe ka ende edhe shume jave per te pare fytyren e vertete te Vllaznise ne fushen e lojes. E sotmja pergjithesisht ishte e bukur, megjithate ka ende shume gjera per te permiresuar./SHKODRA-SPORT.COM/