Patjetër që sistemi VAR është një risi në kampionatin tonë këtë sezon. Pavarësisht se po përdoret në të gjitha ndeshjet e Superligës, diçka e tillë mungon në kupë. Për këtë fakt ka folur edhe Jetmir Podgorica, një nga “bilbilat” shkodranë në Superligë.

Ai u shpreh:”E kam thënë që në fillim që VAR do pak kohë që të adoptohet në futbollin tonë. Mendoj se në javët e fundit gjithçka falë këtij sistemi është bërë në mënyrë të drejtë dhe polemikat thuajse janë shuar komplet.

Në kupë ka munguar ky sistem, madje lojtarët janë mësuar tashmë me të. Ku në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Bylis ku unë isha pjesë e treshes së arbitrave, kapiteni i Skënderbeut , Meksi më kërkoi VAR për një episod të dyshimtë. Disi u çudita në fillim, por pastaj kuptova që futbollisti nuk kishte informacion që VAR nuk aplikohet në kupë.

Arbitrat shkodranë ? Mendoj se kemi bërë progres dhe në Superligë në vitet e ardhshme besoj se do ketë shumë prurje të “xhaketave të zeza” nga Shkodra”, përfundoi Podgorica.
Endri ÇINARI