Egnatia dhe Vllaznia do të përballen ditën e shtunë në orën 15:00, takim i vlefshëm për javën e 4 që do të zhvillohet në Rrogozhinë. Vllaznia nuk njeh fitore në këtë transfertë që nga viti 2004.

Josa gjatë intervistës për mediat ka pohuarqë prioritet do të jetë manovra sulmuesi. Mungesat e shumta kanë sjellë ndryshime në formacion. Më poshtë mund të lexoni të plotë intervistën e Mirel Josës.

Mirel Josa:

“Ndeshja? Nuk do të thotë që fituam dy ndeshje qoftë me Kukësin dhe qoftë me Tiranën, humbja me Erzenin na qëndron prap që na ngacmon. Nesër do të kemi një ndeshje të vështirë se është forcu dhe kompletu ekipi kundërshtar. Ka humb dy ndeshje që mund të dilte dhe ndryshe sidomos me Partizanin kjo na bën ta vlersojmë maksimalisht këtë dhe gjithë skuadrat e tjera. Ky vlerësim nuk bëhet se është Egnatia apo ndonjë tjetër.

Shkodranët? Nuk është ballafaqim brenda familjes por Vllaznia kundër Egnatias. Ato drejtues dhe lojtarë kanë luajtur më heret me Vllazninë por janë pjesë e ekipit të Egnatias dhe bejnë pjesë në llogaritë e tyre. E shikoj në mënyrën se si do të jetë loja dhe mënyrën se si do të marri loja dhe sa do ta respektojmë në futbollin.

Rrogozhina? Mu më intereson që lojtarët të jenë të fokusuar 100% të jenë në gjëndje të kryejnë manovrën sulmuese, dhe të ndalojmë përpjekjen sulmuese të Egnatias, ne do të kemi prioritet për sa i përket sulmit.

Fitorja? Për mu detyrim është për çdo ndeshje, dhe Egnatia ka detyrim për të fitu por kjo varet se sa do ta respektojmë ne futbollin.

Mungesat? Nuk ka vënd që mungesat e një lojtarit, qoftë Marku, Latifi apo Hakaj, janë gjëra që e shqetësojnë një trajner dhe një skuadër ne i kemi mendu gjërat dhe i kemi organizu.

Titulli? Keni filluar shumë shpejt me fol për titullin. Ne duhet të konsolidohem me qenë sa më shumë skuadër.

Vulaj? Është pjesë e skuadrës po stërvitet normalisht, kur ti vij shanci me lujt bujrum. Jo veç për të por për të gjithë.

Të rinjt? Vllaznia përher ka pasur politik për të rinjt, të gjithë i kanë aktivizu që nga koha kur isha më herët. Lojtarët do të tregojnë vetën dhe Vllaznia nuk është shalqi për provë. Kujt ti jepet shanci dhe do të tregojë që ia vlen unë do e fus. Nuk bëj prova sepse Vllaznia ka objektiva dhe nuk ndryshoj shumë. Këtu ska gjë me zor, kujt ti vij rasti të tregojnë veten dhe bujrum të luaj.

Tifozat? Me tifozat nuk kam asnjë lloj problemi, janë dashamirës që kërkojnë që ekipi të eci mirë dhe të ketë ecuri pozitive. Ne duhet ti bëjmë tifozët të vijnë pas nesh. Në në qoftë se bëjmë atë që bëmë në Durrës, do humbi skuadra dhe do humim tifozët. Me kto që kemi bërë deri më tani i kemi dhenë besim si atyre por dhe ekipit”./newsport/