“Juban Danja” nuk ka arritur dot ta fitoje edhe ndeshjen e dyte te fazes se dyte te kampionatit, ate te zhvilluar mesditen e sotme ne kryeqytet ndaj Tirana AS. Ekipi shkodran eshte mundur me rezultatin 1-4 nga ky kundershtar i cili i ka marre edhe vendin e trete ne renditje.

Një ndër lojtaret më të mira në Shqipëri, Sara Begallo hapi dhe mbylli golat, ndërkohë që shënoi dhe kamerunsja Attiock si dhe Koldashi me një predhë nga 35 metra larg.

Goli i vetem per “Juban Danjen” ka per autore Vishkullin por duhet thene se Caka ka humbur nje 11-metersh ne pjesen e pare, pikerisht ne minuten e 15-te kur kishte mundesi te barazonte rezultatin ne 1-1.

Ne ndeshjet e tjera, Apolonia mundi Maliqin me rezultatin e thellë 17-0, ku protagoniste kryesore ishin Goro dhe Iljadhi, të cilat realizuan nga 5 gola secila. Kinostudio regjistroi një tjetër rezultat të thellë, pasi mundi me shifrat 11-1 Dajtin.

Teuta mundi me vështirësi Bilisht Sportin 1-0. Vllaznia triumfoi ndaj AAS me rezultatin 7-1 dhe vazhdon të kryesojë kampionatin me 33 pikë të plota, të grumbulluara pas 11 javësh. Në vendin e dytë renditet Apolonia me 28 pikë, në të tretin Tirana AS me 23 pikë.

Kujtojmë se kjo ishte java e dytë e ndeshjeve të Kampionatit për Femra që u luajt pas rifillimit të futbollit. Ndeshjet e javës së 10-të të luajtura të shtunën e kaluar (datë 6 qershor) ishin të parat që pas ndërprerjes së shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Kampionati i femrave / Java 11

Apolonia – Maliqi 17 – 0

KF Teuta – Bilisht Sport 1 – 0

Tirana AS – Juban Danja 4 – 1

Kinostudio – Dajti 11 – 1

Vllaznia – AAS 7 – 1