Dëshira dhe objektivi ishte i qartë për ta nisur me fitore kampionatin e ri por “Juban Danja” nuk ia ka dalë dot.

Madje, drejtuesit dhe futbollistet e saj duhet të jenë të kënaqura që morën një barazim dhe për këtë duhet të falenderojnë futbollisten Paula Jaku që arriti të shënonte golin e barazimit tre minuta para fundit.

Një rezultat disi surprizë ndoshta ndaj një ekipi si Term i cili sapo është krijuar por që në fakt, ka në përbërje të tij lojtare me përvojë të marra nga ekipet e tjera të kryeqytetit.

Ka qenë pikërisht njëra prej tyre, Popa, ajo që ka shënuar e para në ’42 dhe kur dukej se ky gol do të mbetej në fuqi deri në fund të ndeshjes, nuk ka ndodhur kështu.

Jaku ka shënuar në ’87 dhe përfundimisht barazim 1-1 në këtë takim të parë të kampionatit.
© shkodrasport.com