HomeKRYESORE'Jurgen, të lutem më merr te Liverpool', gjermani merr telefonatën surprizuese

‘Jurgen, të lutem më merr te Liverpool’, gjermani merr telefonatën surprizuese

Philippe Coutinho ka një kontratë deri në vitin 2023 me Barcelonën, por ai nuk bën pjesën në planet e skuadrës katanalase dhe do të nisë një tjetër aventurë sezonin e ardhshëm.

Dëshira e madhe është të rikthehet në Premier League, aty ku zhvilloi sezonet më të bukura të karrierës me Liverpool (2013-2018). Fantazisti brazilian insiston të rikthehet te “The Reds” dhe është hedhur në veprim.

Sunday World zbulon se 27-vjeçari ka telefonuar personalisht Jurgen Klopp, trajnerin e Liverpool. Coutinho i ka shprehur gjermanit gatishmërinë për të ulur rrogën e tij, por mbetet problem kosto e lartë e kartonit.

Barcelona pagoi 145 milion euro për të janarin e vitit 2018. Kampionët e Spanjës janë të qartë se lojtari vlen sot disa herë më pak, teksa drejtuesit e Barçës pritet ta lënë të lirë për rreth 80 milion euro, shumë e lartë gjithsesi për Liverpool. /abcnews/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments