Sipas lajmeve të fundit të raportuara nga mediat italiane, Juventusi në Gjermani nuk po ndjek vetëm situatën e Timo Vernerit. Për sulmin, klubi bardhezi po vëzhgon me vëmendje edhe rritjen e Markus Turam.

Mbiemri për shumë persona mund të tingëllojë i njohur dhe pjesa të cilës do t’i ketë kujtuar diçka, me siguri ka të drejtë: është djali i Lilian, ish-mbrojtësit të Juventusit mes viteve 2001-2006, i cili me sa duket, po reflekton për të ndjekur gjurmët e babait të tij, por në një tjetër pozicion.

Markus, i datëlindjes 1997, ka shënuar me vazhdimësi në Bundesligë me Borusian e Mynshengladbahut (14 gola në të gjitha kompeticionet).

Mino Raiola është menaxheri që i kuron interesat: italo-holandezi ka raporte të mira me “Zonjën” dhe kjo mund të luajë në favor të bardhezinjve. Çmimi? 20 milionë euro, të diskutueshme…