Oliver Kahn, ish-portieri legjendar dhe që do të marrë presidencën e Bajern Mynih, ka folur rreth merkatos së bavarezëve.

Gjermani ka mohuar një interesim të bavarezëve për Erling Haland duke theksuar se një lojtar që kushton më shumë se 100 milionë euro është aktualisht i pamendueshëm për Bajern Mynih.

“Më falni, por ata që flasin nuk e kuptojnë situatën. Një lojtar që kushton më shumë se 100 milionë euro, është aktualisht i pamendueshëm për Bajern Mynih.

Levandovski ka edhe dy vite të tjera në kontratë dhe paraqitjet e tij janë të padiskutueshme, ka shënuar 39 gola në Bundesliga. Ja një arsye më shumë pse aktualisht nuk shqetësohemi për Haland”, u shpreh Kahn. /VipSport/