Kaina Nunesh ishte padyshim një nga lojtarët më të spikatur të Kastriotit. Me golat e tij, braziliani i huazuar nga Vllaznia në janar, mori me vete krutanët e Çelës dhe i ngjiti në vendin e shtatë, në një sezon me të vërtet spektakolar, për nga mënyra se si rrodhën gjërat.

Kaina arriti të shënonte 8 gola, ndërkohë që ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin e Kastriotit, teksa do të rikthehet me shumë gjasa te Vllaznia, klubi që disponon kartonin e sulmuesit.

Këtë gjë futbollisti e ka lënë të kuptohet nëpërmjet postimeve të fundit në rrjetin social “Instagram” ku shkruan: “Faleminderit për këtë grup, ata jetojnë në zemrën time, për të gjithë mbështetjen”, shkruan Kaina.

Braziliani u huazua nga Vllaznia ne janar per tek Kastrioti ngaqe nuk gjeti hapesira aktivizimi dhe stafi kuqeblu mendoi se e kishte te plotesuar repartin ofensiv. Ne fakt rezultoi e kunderta sepse Kaina nga janari e deri tani ka shenuar me shume gola se te gjithe futbollistet e tjere te sulmit shkodran.