Vllaznia do te luaje sot ndeshjen e kthimit ndaj Skenderbeut per fazen play-off ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, duke nisur ne ora 13:00. Cerekfinalja e pare e fazes se play-off mes ketyre dy ekipeve, e luajtur ne qytetin e Korces, eshte mbyllur me fitoren e kuqebluve me rezultatin 0-3.

Ne fakt, me kete fitore Vllaznia duket se ka hedhur nje hap drejt kualifikimit ne gjysemfinale. Megjithate, per kete duhet luajtur edhe ndeshja e kthimit, qe do te zyrtarizoje skuadren qe shkon ne turin tjeter.

Ne prag te kesaj sfide shume te rendesishme, ne nje interviste per “Shkodra Sport” trajneri i Vllaznise, Artan Kalaja, shprehet optimist per kualifikimin e kuqebluve ne gjysemfinale. Kalaja u shpreh se volejbollistet e tij jane pergatitur dhe mobilizuar se tepermi gjate javes per te marre nje fitore ndaj Skenderbeut, ndersa theksoi se sot do ta nxjerrin ne menyren me te mire ndeshjen ndaj korcareve.

“Normalisht, ne jemi pergatitur dhe stervitur per ndeshjen ndaj Skenderbeut. Ne ndeshjen e pare ne Korce, cunat u mobilizuan dhe dhane ate qe ata kane mundesi. Mundesia jone eshte per te fituar me Skenderbeun. Normalisht, ndeshjen e pare e fituam, por kemi bere vetem gjysmen e punes, u thashe edhe cunave.

Gjysma tjeter eshte diten e sotme dhe keshtu qe, cunat jane te mobilizuar, me deshire te madhe, pergatitjen e kane. Une mendoj qe edhe sot do ta nxjerrim ne menyren me te mire ndeshjen ndaj Skenderbeut.

Ne ne kete kampionat e kemi mposhtur ne te gjitha ndeshjet Skenderbeun. E kemi mposhtur edhe brenda edhe jashte, e kemi mposhtur edhe per Kupe te Republikes. Keshtu qe, pse mos te fitonim edhe ne Korce.

Skenderbeu eshte me mire ne renditje, sepse ne kemi bere disa hapa fals. Kemi humbur nje pike me Elbasanin, sepse ishim pa pasues. Domethene, shooteri im ka luajtur pasues ne Elbasan. Pasuesit i ndodhi nje fatkeqesi dhe ishte e pamundur te vinte me ne ne Elbasan. Beme tjeter hap fals me Studentin, pavaresisht se Studenti te them te drejten ishte perforcuar me volejbolliste te huaj.

E vetmja skuader eshte skuadra jone qe nuk eshte perforcuar me volejbolliste te huaj. Edhe Skenderbeu ka nje volejbollist nga Amerika, shqiptar por qe ka ardhur nga Amerika dhe luan per ta. Vetem ne kemi mbetur pa perforcime, por me forcat tona une mendoj qe jemi brenda objektivave.

Une u kam thene edhe ne intervistat e meparshme qe objektivat tona per Kupen e Republikes jane arritur. Kemi hyre ne kater skuadrat me te mira dhe ne kampionat objektivi jone eshte per t’u futur ne kater skuadrat me te mira. Gjysmen e rruges e kemi kryer, tani kemi edhe gjysmen tjeter diten e sotme.

Nese humbasim sot, ndeshja e trete pastaj eshte “thike me dy presa”. Keshtu qe, ne do te kemi mobilizimin absolut ndaj Skenderbeut diten e sotme. Ne qofte se, ne do te nxjerrim ate qe cunat kane mundesi, ne perseri jemi fitues edhe diten e shtune. Nuk kerkoj me teper nga volejbollistet e mi, vetem thjesht te nxjerrin ate qe kane mundesi dhe dine te bejne. Une i ftoj edhe tifozet te vijne dhe te shohin nje ndeshje te bukur.

Ne jemi munduar te alternojme eksperiencen me moshen e re dhe une mendoj qe deri tani ia kemi dale. Shpresoj te vazhdojme keshtu”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Vllaznise ne volejboll per meshkuj, Artan Kalaja.
Maringlen ZHIVANI