Sezoni i futbollit ne vendin tone po mbyllet per te gjitha kategorite dhe tashme po jepen edhe verdiktet perfundimtare te tij. Mbremjen e se merkures ne fakt eshte mbyllur edhe nje tjeter aktivitet mjaft interesant i zhvilluar per tre muaj me rradhe.

Behet fjale per kampionatin e minifutbollit “Vau Dejesi 2020”, ne te cilin kane marre pjese nje numer rekord ekipesh, pjese e te cileve ne fakt kane qene edhe shume futbolliste te ekipeve te ndryshme te Shkodres e me gjere. Aktiviteti ishte organizuar nga Forumi rinor i PD me mbeshtetjen e zoterinjve Zef Hila dhe Gjoke Uldedaj dhe ka qene i vlefshem per te rinj e per te rritur ne Bashkine e Vaut te Dejes.

Mbremja e djeshme ka dhuruar shume emocione dhe finalja ka patur shume interes por ne fund fitues eshte shpallur ekipi i Stajkes dhe kupen ne fund e ka ngritur lart kapiteni i tij, ish- futbollisti i Vllaznise Kamelio Palushani.

Kuptohet qe vlerat e ketij futbollisti rane ne sy edhe ne kete kampionat dhe mund te themi me plot gojen se eshte mekat qe ai sot nuk luan me futboll me nje ekip profesionist ndonese eshte 21 vjeç.
www.shkodrasport.com