Ne ndeshjen e djeshme ndaj Vllaznise u shnderrua ne protagonist me pritjet e tij dhe kjo beri qe Flamurtari te dale me barazim nga stadiumi “Loro Boriçi”.

Portieri vlonjat Shpetim Moçka pas ndeshjes duke folur per mediat, eshte shprehur i kenaqur per kete paraqitje te ekipit te tij te perbere kryesisht me lojtare te rinj.

“Duhet thene se kemi bere nje ndeshje te mire. Flamurtari ishte i perbere nga lojtare te rinj te cilet treguan vlerat e tyre ne kete ndeshje dhe jane nje garanci edhe per te ardhmen. Me vjen shume keq qe kjo skuader me shume tradite ne futbollin shqiptar, tashme ka rene nga Superliga.

Nje fat i keq ky qe pason ate te Tirane dy vjet me pare, e me pas edhe te Vllaznise, ndersa tashme ishte rradha jone per ta provuar. Une do te vazhdoj te luaje me kete skuader edhe ne sezonin e ardhshem”- eshte shprehur ai.

Nderkohe, i pyetur ne lidhje me Vllaznine dhe shanset e saj ne play- out, Moçka ka thene: “Une uroj me gjithe shpirt qe Vllaznia te qendroje serish ne Superlige. Eshte nje emer i madh i futbollit shqiptar dhe prania e saj i ben nder edhe Superliges”.
www.shkodrasport.com