Barcelona është ende pa një president në pritje të zgjedhjeve për të vendosur numrin një në klubin blaugran. Aktualisht, kandidatë vazhdojnë të tregojnë atë që do të ndryshojnë në rast se marrin drejtimin e klubit.

Një prej tyre, Toni Freiça ka deklaruar se ai ka akord me dy futbollistë, ndërsa nuk do të ndryshojë trajnerin.

“Unë kam akord me dy lojtarë, bëhet fjalë për një sulmues dhe një mbrojtës. Nëse do të përzgjidhem si president, atëherë do të vazhdoj të punoj me trajnerin Kuman.

Për arsye se ai është lider dhe ka dedikim, është një njeri i klubit. Mesi? Shpresoj të qëndroj, unë e shoh të motivuar për të vazhduar dhe mendoj se për të nuk ka asnjë vend më të mirë se Barcelona”, u shpreh Freiça. /VipSport/