Beselidhja ka 4 jave qe i ka dhene lamtumiren kategorise se pare, megjithate ne fundjave do te jete e detyruar per te udhetuar drejt Peshkopise per te luajtur ndeshjen e fundit te kampionatit, ate ndaj Korabit vendas.

Sigurisht qe zhgenjimi ne rradhet e futbollisteve eshte i madh, megjithate ata kane vijuar normalisht stervitjen, por duke patur njekohesisht edhe shume pikepyetje per te ardhmen. I deshperuar per kete situate sigurisht qe eshte edhe kapiteni i ekipit Klejdi Dibra.

Ne nje prononcim per median e shkruar, ai eshte shprehur: “As qe e mendoja deri nga mesi i fazes se dyte qe Beselidhja nuk do t’i mbijetonte renies. Gjithsesi tashme çdo gje ka perfunduar dhe Beselidhja ne sezonin e ardhshem do te luaje ne kategorine e dyte.

Une po mbyll sezonin e 11-te me fanellen e Beselidhjes, me vetem nje sezon shkeputje prej saj. Pas tifozerise dhe qytetareve lezhjane, jam ai qe me ka merzitur shume renia nga kategoria, por shpresoj qe sezonin e ardhshem ajo te rikthehet aty ku i takon.

Shpresoj qe skuadra te kete energji te reja dhe t’ia dale te rikthehet ne elite. Sa i takon te ardhmes time, kam ende energji per te luajtur por te Beselidhja nuk e di se si do te vijne punet. Eshte heret per te vendosur”./SHKODRA-SPORT.COM/