Edhe pse duket një operacion i pamundur, disa personalitete që lidhen me përfaqësimin e futbollistëve në Francë kanë konfirmuar se PSG do të kishte në objektivat e saj për sezonin e ardhshëm Karim Benzeman.

Ky do të ishte basti i ri i klubit francez për të mbajtur Kylian Mbappé dhe harmonia mes dy lojtarëve është totale. Benzema është në super formë dhe ai tashmë ka 14 gola, 10 në La Liga dhe 4 në Champions League, dhe kontrata e tij aktuale skadon me klubin Chamartín në verën e vitit 2023.

Edhe pse ideja e Florentinos është që të vazhdojë të llogarisë tek ai, e vërteta është se për sezonin 2022/23 është planifikuar një ndryshim brezi që do ta largonte sulmuesin francez nga njëmbëdhjetëshja.

E vërteta është se “9”-ja aktuale e Francës ka qenë në axhendën pariziane prej kohësh, por klauzola e përfundimit prej 1000 milionë euro e bën të pamundur çdo operacion, përveç një marrëveshjeje mes klubeve. Pavarësisht se çfarë ndodh me Mbappen, Karim është objekti i ri i dëshirës së Al Khelaïfi, i cili duket se dëshiron të kundërsulmojë bardhezinjtë dhe t’i paguajë me të njëjtën monedhë.

Benzema do të mbushë 34 vjeç dhjetorin e ardhshëm në momentin e tij më të mirë të formës, dhe kjo për shkak se ai planifikon ta përfundojë këtë vit si golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave për Real Madridin pas Cristiano Ronaldos.