Kastrioti do të luajë për llogaritë e javës së 32-të të Abissnet Superiore ndaj Vllaznisë në “Elbasan Arena”. Një takim i rëndësishëm për krutanët që synojnë te 3 pikët për të luftuar deri në fund për mbijetesën në Superiore.

Por duket se fati është kundër skuadrës së Emiliano Çelës. Sfida me Tiranën në kampionët përveç humbjes ka shkaktuar mungesa të rëndësishme në skuadër.

Karakaçi dhe A.Selmani u ndëshkuan të dy me kartonë të kuq ndaj bardhebluve dhe rrjedhimisht kanë humbur takimin me shkodranët. Madje mbrojtësi do të mungojë edhe ndaj Egnatias, pasi është dënuar nga komisioni i disiplinës.

Por përveç kësaj Çela nuk llogarit as Redon Mihanën. Ky i fundit ka pësuar një dëmtim që ia bën të pamundur gatishmërina ndaj Vllaznisë. Trajneri i krutanëve na nisur të ndërtojë edhe formacionin, ndërsa pritet të ngre një “kurth” për të mposhtur Goce Sedlovskin./newsport/