Sot do të luhen 4 sfidat e javës së 27 të Kategorisë Superiore.

Me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohen dy ndeshje, Kastrioti-Kukësi e cila do të luhet në stadiumin e qytetit të Kamzës. Skënderbeu-Tirana që do të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë.

Në orën 16:00, do të luhet kryendeshja e kësaj jave, Laçi-Vllaznia e cila është edhe një duel titulli, duke parë renditjen dhe diferencën e ngushtë të pikëve, që i ndajnë vetëm 2 pikë nga njëra-tjetra.

Dhe sfida tjetër e orës 16:00 do të jetë ajo midis Apolonisë dhe Teutës në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit.

SOT

Kastrioti- Skenderbeu ora 13.00

Skenderbeu- Tirana ora 13.00

Laçi- Vllaznia ora 16.00

Apolonia- Teuta ora 16.00