Në radhët e Besëlidhjes këtë seozn janë disa lojtarë të spikatur nga Serbia. Duke filluar që nga Milan Gjogjeviç që ka afro një dekadë që kontribuon për lezhjnët, por edhe Çokiç, apo dhe portieri Vukashinoviç e Jokiç.
Të katër jetojnë në një apartament që është ngjitur me stadiumin e qytetit të Lezhës. Ai që di më mirë shqip është Gjorgjeviç, i cili tregom sesi po e kalojnë këtë periudhë karantine në Lezhë…
Grumbullimi
Në prononcimin e dhënë për mediat vendase, serbi i Besëlidhjes ka pohuar: “Ne e kalojmë kohën me stërvitje, duke qenë se kemi stadiumin afër. Jo vetëm ne, por jemi 8-9 lojtarë që me grupe stërvitemi në stadium, pasi janë edhe vendasit ata që punojnë me ne. Në mëngjes zgjohemi dhe rregullojmë shtëpinë. Dhe në orën 10-11:30 bëjmë stërvitje. Në drek në shtëpi. Kurse pasdite pak ushtrime e pompa në shtëpi dhe pastaj gjumë.”
Festa
Lidhur me festën e Pashkëve, që në Serbi festohet një javë pas Shqipërisë ose pas Pashkëve Orthodoske, Gjeorgjeviç ka pohuar: “Edhe ne thuajse njësoj si ju festojmë, me të njëjtat zakone. Ne nuk ham asgjë deri kur perëndon dielli. Pastaj ham fasule me ulli.
E “pastrojmë trupin” dhe të nesërmen fillojmë ushqimin normalisht dhe të dielën festojmë. Unë u uroj tërë miqve të mi ortodoksë dhe katolikë, të jenë sa më të gëzuar në familjen e tyre. Zoti të na ndihmojë që të gjithë të kemi shëndet të mirë”, – tha Milan Gjorgjeviç./vipsport/