Tema e arbitrave eshte bere me evidente se kurre ndonjehere gjithe keto sezonet e fundit kete here te Vllaznia. Jane mbi 10 raste kur ajo eshte penalizuar nga arbitrat dhe si rrjedhoje, ajo sot ndodhet ne vendin e peste te renditjes.
Por nga ana tjeter, ditet e fundit ka marre shume vemendje edhe nje veprim i 2-3 tifozeve te Vllaznise qe kishin udhetuar drejt Patosit “per t’i dhene nje mesim te mire” arbitrit Olsid Ferataj qe i anulloi nje gol mese te rregullt shkodraneve ne ndeshjen e pare gjysmefinale te Kupes ndaj Partizanit.
Kjo çeshtje ka krijuar edhe nje debat ne emisionin “Procesi Sportiv” ne mes tifozit te Vllaznise, Meridian Ramçaj dhe ish- arbitrit Lorenc Jemini.
Meridiani duke folur per kete teme eshte shprehur: “Ishin 11 ndeshje dhe me kete te Durresit, u bene 12 qe Vllaznia penalizohet nga arbitrat. Jane 26 pike qe i jane mohuar asaj. Ajo qe me ben pershtypje eshte a do te mbaje dikush pergjegjesi per keto arbitra qe e kane masa.kruar me kuptimin e plote te fjales? Une mendoj se jane gabime tendencioze.
Dakord, kane gabuar kur nuk ka patur VAR, por te gabosh kaq shume kur ke edhe VAR, kur ke mundesi ta shohesh disa here momentin e diskutueshem, prandaj thems e jane tendencioze ndaj Vllaznise”.
Pikerisht ne keto momente, ne bisede ka nderhyre edhe ish- arbitri i FIFA-s Lorenc Jemini qe bene dhe moviolen ne kete emision. Ai eshte shprehur: “Une mendoj se drejtuesit e Vllaznise duke u ankuar shume, perfshi ketu edhe Meridianin qe vjen ne studio dhe flet ne kete menyre, do te ndodhin serish skena si ajo qe ndodhi para 4-5 ditesh ne Patos. Une shpresoj shume qe ata te mos jene tifoze te Vllaznise”.
Meridiani ka nderhyre serish, madje tashme me tone edhe me te ashpra: “Une shpresoj qe tani e mbrapa te mos kete njeri qe te marre guximin te tallet me nje qytet te tere. Kjo eshte gjuha qe duhet perdore mesa duket me keto arbitra.
Kjo sepse ju me dashurine dhe duatrokitjet e shkodraneve nuk e keni dashur, me respektin e tyre se keni dashur, atehere si e doni? Jane 26 pike qe i keni mohuar Vllaznise. Fati e Zoti e deshi qe Vllaznia te kualifikohet per ne finale te Kupes, sepse nuk e di çfare mund te kishte ndodhur. Eshte nje qytet i tere qe zien”./SHKODRA-SPORT.COM/